“Druhem për sigurinë e tij në ditën e betimit”/ Vajza e Joe Biden e shqetësuar për të atin

Në prag të inaugurimit të Joe Biden si President i SHBA, vendi është blinduar. Mirëpo, edhe pas masave të marra, vajza e Biden, Ashley shprehet e shqetësuar për sigurinë e tij në ditën e betimit.

“Kur njerëzit e tu të afërt kërcënohen nga një rrezik, padyshim që shqetësohesh, edhe pse Shërbimi ynë Sekret është i jashtëzakonshëm. Dhuna më trishton jashtëzakonisht shumë dhe shkakton kaq shumë trauma”, u shpreh ajo.

Pas sulmit ndaj Kapitolit, masa të pashembullta sigurie po merren në Uashington për ceremoninë e 20 janarit, duke anashkaluar madje edhe traditën. FBI-ja është duke kryer deri edhe kontrolle sigurie të 25,000 anëtarëve të Gardës Kombëtare të dislokuar në kryeqytet.

“Druhem për sigurinë e tij në ditën e betimit”/

“Megjithëse nuk kemi informacione zbulimi për ndonjë kërcënim të brendshëm, ne nuk po lëmë asnjë gur pa kthyer për të siguruar Uashingtonin DC”, tha në një deklaratë sekretari në detyrë i Mbrojtjes Christopher Miller.

Miller shtoi se trupave po u bëhet trajnim shtesë e u është kërkuar që nëse dëgjojnë diçka që nuk është e përshtatshme, t’ua raportojnë atë eprorëve të tyre në zinxhirin e komandës.”

Raportet e zbulimit amerikan kanë lënë të kuptohet që disa protestues që besojnë se Presidenti në largim Donald Trump u privua nga rizgjedhja për shkak të mashtrimeve me votat, mund të përpiqen të cenojnë ceremoninë e betimit dhe inaugurimin e Biden.

Vendi ku do të bëhet inaugurimi është i rrethuar me gardh të lartë të mbuluar me tela me gjemba, mes masave të rralla të sigurisë, që nuk janë parë në inaugurimet e kaluara.

Share With:
Translate »
290 Views