Urgjente/ Vetëm 5 muajshe, Ambra e vogël në rrezik për jetën!
Ambra është vetëm 5 muajshe, por jeta e saj është në rrezik. Vogëlushja është diagnostikuar me hidrocefali, një sëmundje e rëndë e trurit (e quajtur edhe “uji në tru”). Gjendja e saj është shumë kritike dhe i duhet të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale urgjente. Në të kundërt i rrezikohet jo vetëm dëmtimi i trurit dhe humbja e aftësive mendore e fizike, por fatkeqësisht edhe jeta. Ambra është duke luftuar me kohën, pasi çdo minutë që kalon për atë mund të jetë fatal.
Nëpërmjet një video-mesazhi, nëna e saj lutet për ndihmë, pasi nuk kanë mundësi për të përballuar operacionin. Me zërin e dëshpëruar, e vetmja shpresë për atë janë shqiptarët, të cilët të bashkuar kanë arritur të shpëtojnë jetë.
“Ju kërkoj ndihmë me shpirt për vajzën time, është vetëm 5 muajshe. Vuan nga hidrocefalia. Shuma e operacionit është e konsiderueshme, familja ime nuk e përballon dot. ‘Fundjavë Ndryshe’ kam dëgjuar që bën shumë mrekulli. Më ndihmoni ju lutem, sepse kjo vajzë ka nevojë për ndihmën tonë.”
Me dhimbje e ëma i drejtohet të gjithë shqiptarëve në botë, për të shpëtuar foshnjen 5 muajshe. Të bëhemi bashkë për t’i dhënë Ambrës një mundësi të jetojë!
Bamirësia nuk të varfëron!