“Dua Fifin që njeh babai i saj”, banorët e BBV shkruajnë kartolina për njëri-tjetrin

Banorët e Big Brother Vip janë përballur me një lojë të re dhe i kanë shkruajtur njëri-tjetrit kartolina, të cilat më pas i kanë lexuar me zë të lartë.

Fifi dhe Graniti kanë qenë ata që kanë lexur fillimisht kartolinat e tyre dhe kanë supozuar se kush mund t’i ketë shkruajtur.

“Hej Fifi, do të doja vërtet të  shihja vetëm duke qeshur, pa bërtitje, pa kunja dhe sharje. Dua Fifin që njeh babai i saj, dua Filloretën nga Ferizaj”, shkruhej në kartolinën për Fifin.

Këngëtarja u shpreh se mendon se është Klejdi ai që e ka shkruajtur kartolinën, pasi ai i përmend gjithmonë babain që kur ai u fut në shtëpinë e BBV, ajo deklaroi se është munduar ta zbutë tonin e zërit, por nuk mund të jetojë dot pa kunja.

Ndërkohë, edhe Graniti lexoi kartolinën e tij, në të cilën i këshillohej të zgjohej më herët e të merrej më shumë me aktivitet fizik.

“I dashur Granit do të sugjeroja që të zgjoheshe më herët për të qenë më aktiv në pjesën e lojës. Do të sugjeroja 30 minuta sport dhe meditacion në ditë. Duke qenë se ti je djalë sportist  me një trup fizik të paparë, do doja që ti të jesh shembull, sa i përket duhanit e stërvitjes, që ti ecën shumë rrallë. Zgjimi dhe rutina jote duan një ndryshim të menjëhershëm. Merre mëngjesin me sportivitet, dita jote do të jetë vetëm mrekulli”, thuhej në kartolinë.

Share With:
Translate »
135 Views