“Dua mamin, dua mamin”: Deputetja shqiptare vihet në siklet, vajza i ndërpret intervistën. VIDEO
Situata të ndryshme komike kemi parë pafund në rrjet këto dy vitet e fundit me lidhjet e ndryshme me Skype që janë realizuar për shkak të pandemisë.
Së fundmi, vajza e deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është bërë për herë të parë pjesë e një interviste.
Jorida po zhvillonte një bisedë me “Radarin Informativ”, ku po fliste lidhur me arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.
Në këto momente vajza e saj ka ndërhyrë duke kërkuar vëmendjen e të ëmës.
“Dua mamin!”, – dëgjohet duke thënë ajo, duke qarë teksa deputetja është vendosur në siklet.
Më pas një familjar ka ndërhyrë duke e marrë të miturës dhe duke i pushuar të qarët.