Habit Donaldi me deklaratën e fundit për Borën: Kur mora vesh historitë që kishte patur, thashë ç’dua unë me këtë

Aktori Donald Veshaj ka bërë një deklaratë të pazakontë ditën e sotme mbi lidhjen e tij me moderatoren Bora Zemani. Teksa ishte duke biseduar me Meridianin ai i rrëfeu se kur kishte marrë vesh historitë e saj kishte menduar me vete se çfarë donte ai të bënte me të.

“Për historinë që kam patur, kur kam marrë vesh historitë që ka patur kam thënë uau. Nuk e di pse e pashë veten me atë”, tha Donaldi ndër të tjera.

Përsa i përket qartësimit të lidhjes së tij brenda shtëpisë me këngëtaren Beatrix Ramosaj, ai u shpreh dje se i vjen “ta hajë fare”. Teksa gjatë javës pati luhatje mes tyre dhe refuzime të puthjeve e përkëdheljeve pas hyrjes së Romeos në shtëpi.

Kujtojme se gjate mbremjes se spektaklit t kaluar ndaj lidhjes së tyre janë ngritur dyshime se kjo marrëdhënie ka shkuar drejt frohjes, por Donald Veshaj është treguar i sigurtë se ka ndjenja per Beatrixin, madje i ka bere te gjithe qe qeshin kur tha se dua “ta ha fare”.

Ka shumë presion nga të gjithë realisht, nga banoret brenda shtëpisë nga mënyra sesi kanë ardhur gjërat, efekti i kamerave, dua të bëj shumës gjëra që nuk i bëj dot, unë jam njeri që përfshihem dua të bëj çdo gjë edhe ta haj farë. Realisht ka shumë presion, fakti që këta njerëzit këtu brenda nuk konsiderojnë asnjë lloj gjëje dhe një njeri si Arjola flet në atë lloj mënyre duke e përdorur këtë gjeq ë unë mora përsipër ta bëja”– u shpreh Donaldi.

Më pas aktori shtoi duke thënë se Beatrix e bën të ndihet mirë, e dashuron dhe është personi më i sinqertë që ka njohur në krahasim më personat jashtë shtëpisë. Gjithashtu këngëtarja i tregoi haptazi ndenjat e saj për aktorin ku tha se le të kallet shtëpia, unë e di se çfarë ndjej dhe se çfarë ai ndjen, atë djalë unë e dua dhe pikë.”

Share With:
Translate »
152 Views