“Dua të eci si shoqet…”/ Shqiptarët bëjnë mrekullinë, Elvis Naçi jep lajmin e madh për Elonën e vogël

Shqiptarët e kanë treguar shumë herë që bashkë bëjnë mrekullinë, e këtë e tregojnë në raste të ndryshme. Elona Çollaku është një vajzë e vogël nga Korça, por që prej ditës që ka lindur nuk ka qenë në gjendje të ecë. Prej 6 vitesh ajo ndodhet në shtrat dhe vuan nga sëmundja e njohur si Spina Bifida dhe Hidrocefalia. Ajo jeton në një zonë periferike të Tiranës, ndërsa e ëma shprehet se ka bërë çdo sakrificë për të bijën. Vajza shprehet se ndien dhimbje të shumta dhe nuk mund t’i përballojë dot. Kurimi i saj shkon 23 mijë euro dhe shpresa për të është vetëm trajtimi në Turqi. Nëna e saj shprehet mes lotësh se nuk mund ta përballojë një shumë të tillë, pasi të ardhurat mujore të saj janë vetëm 300 mijë lekë të vjetra. Ndaj për këtë, kërkon ndihmë nga shqiptarët.

Vajza u shpreh:

Dua të eci, dua që edhe unë të jem si shoqet e mia. Kjo është ëndrra ime më e madhe. Ju lutem, më ndihmoni që të eci!

Ndërkohë, pasi ka marrë vesh lajmin, Elvis Naçi ka kërkuar ndihmën e të gjithë shqiptarëve për të ndihmuar vogëlushen Elona. Edhe këtë herë shqiptarët reaguan me dashamirësi dhe mblodhën shumën e nevojshme prej 23 mijë eurosh. Mëngjesin e sotëm Naçi së bashku me bashkëshorten e tij i kanë shkuar në shtëpi dhe e kanë surprizuar Elonën me lajmin e madh.

Elvis Naçi tha:

Lekët për Elonën janë mbledhur. Kemi kontaktuar me spitalin në Turqi dhe çdo gjë është gati, vajza më në fund do të kryejë ndërhyrjet që do ti ndryshojnë jetën. Tani do të bëheni gati dhe do të niseni për në aeroport.

E ëma e vogëlushes u emocionua pa masë për këtë mekulli që bënë shqiptarët, ndërsa Elona u nis sot drejt spitalit në Turqi dhe falë shqiptarëve ëndrra për të ecur do t’i bëhet realitet.

Rasti i publikuar për ndihmë:

Që prej ditës që ka lindur, vogëlushja Elona Çollaku nga Korça nuk ka mundur të ecë. Jeta e saj është e gozhduar në shtrat prej 6 vitesh. Ajo vuan nga Spina Bifida dhe Hidrocefalia. Me buzëqeshjen e pafajshme dhe sytë plot shpresë, vogëlushja tregon se ka dhimbje të mëdha që trupi I saj I brishtë nuk mund ti durojë. Jeton në një lagje periferike të kryeqytetit me të ëmën që ka sakrifikuar gjithçka për të bijën. Shpresa e vetme për vajzën që të ecë është trajtimi në Turqi që shkon rreth 23 mijë euro. Nëna e Elonës, me lot ndër sy ka treguar se nuk mund ti përballojë kostot e operacionit pasi jeton me qira dhe I duhet të mbajë frymën gjallë vetëm me 300 mijë lekë të vjetra. Ajo kërkuar ndihmë nga shqiptarët për të bërë një mrekulli për vogëlushen e saj. “Dua të eci, dua që edhe unë të jem si shoqet e mia. Kjo është ëndrra ime më e madhe. Ju lutem, më ndihmoni që të eci!”,-thotë me lot ndër sy 6 vjeçarja. Menjëherë pasi dëgjoi thirrjen e dëshpëruar për ndihmë të vogëlushes Elona; Elvis Naçi ka kërkuar ndihmën e të gjithë shqiptarëve. Dhe nuk kishte sit ë ndodhte ndryshe! Edhe këtë herë, shqiptarët u bënë bashkë dhe mblodhën shumën prej 23 mijë eurosh të kërkuar nga spitali në Turqi. Mëngjesin e së hënës, Elvis Naçi së bashku me bashkëshorten e tij, Fatmën kanë bërë një vizitë surprizë në shtëpinë e Elonës. Aty I kanë dhënë lajmin e shumëpritur: “Lekët për Elonën janë mbledhur. Kemi kontaktuar me spitalin në Turqi dhe çdo gjë është gati, vajza më në fund do të kryejë ndërhyrjet që do ti ndryshojnë jetën. Tani do të bëheni gati dhe do të niseni për në aeroport”,-iu tha Elvisi. Nëna e Elonës nuk ka mundur ti mbajë lotët. Ajo nuk e priste që kjo mrekulli të ndodhte kaq shpejt! Paraditen e sotme, vogëlushja e ëmbël Elona, u nis për në Turqi ku do të kryejë ndërhyrjet që do ta cojnë në këmbë dhe do ti realizojnë ëndrrën më të madhe; e kjo falë gjithë shqiptarëve bamirës.

Share With:
Translate »
539 Views