Janë rritur kaq shumë: ‘Elif’ pozon me vajzat e saj binjake

Aktorja turke Tuba Buyukustun është nënë e dy vajzave binjake, nga martesa me aktorin Onur Saylak. Çifti janë ndarë, por vazhdojnë të kujdesen me shumë përkushtim për dy vajzat e tyre, Maya dhe Toprak.

Vajzat e saj binjake, Tuba deri më sot i kishte ruajtur larg syrit të publikut, por së fundmi ka vendosur të postojë pas kaq shumë kohësh një foto me to, duke treguar sesa shumë janë rritur.

“Kjo është dashuri e pastër. Kur tre zemra rrahin bashkë”, shkruan aktorja krah fotos ku shfaqet duke qeshur me të bijat.

Për publikun shqiptar, Tuba u bë shumë e njohur me rolin e “Elifit” në serialin “Diamante dhe dashuri” dhe rolin e “Syhanit” në serialin “Xhesuri dhe e bukura”.

Share With:
Translate »
809 Views