“Durova vetëm për tim bir”, Maya flet për raportin me ish-in: Ai as e takon djalin! Videon e manipuloi!
Maya Aliçkaj ka thyer heshtjen mbi divorcin e bujshëm nga bashkëshorti i saj. Në programin “Rudina” në Tv Klan ajo foli për herë të parë rreth çështjes e cila ende nuk është finalizuar në një divorc. Maya rrëfeu se gjithçka e ka duruar për hir të familjes dhe djalit.
Ajo tregoi se bashkëshorti i saj ka pasur dhe ka ende probleme me alkoolin dhe lëndët narkotike, por shqetësimi i saj kryesor mbetet djali. Këngëtarja thotë se nuk ka dashur asgjë prej bashkëshortit përveçse të ishin bashkë vetëm për djalin, por erdhi një pikë kur u ndienë të rrezikuar.
Maya: Unë e kam dashur shumë familjen, jashtëzakonisht shumë dhe sakrifikova shumë, humba shumë nga vetja, durova shumë gjëra që s’kisha pse, s’kisha asnjë interes, zero fare në asnjë drejtim, as financiar, as dashuror, asgjë zero dhe doja vetëm që djali të rritej me baba dhe i kalova të gjitha këto duke luftuar, i kalova vetëm e vetëm për atë fëmijë dhe ai fëmijë m’u bë prapë se shkonte ma merrte prapë i pirë nga kopshti, m’u rrezikua jeta e djalit, s’kisha më mundësi tjetër, nuk kisha më, ishte jo te muri, por pas muri. Nuk funksiononte më, ishte rrezik vdekjeje. Shkon pastaj dhe merr një video që e bën vetë, vjen te shtëpia ime sepse ishte e imja, u mundua ta merrte, ta bënte, nuk e mori dot, bëri dokumente false, çfarë po bëhet kështu, e rregulluam prapë me hipotekën, e kthyem prapë në gjendjen e mëparshme.
Maya shtoi se tanimë asgjë nuk mund të zhbëhet pasi është e pakthyeshme, ndërsa iu adresua edhe akuzave të ish-it se nuk e lejon të takojë djalin. Sipas këngëtares, në të vërtetë është ai që nuk vjen ta takojë fëmijën. Gjithashtu, Maya sqaroi se videoja që qarkulloi gjithandej ishte e manipuluar prej ish-it.
Maya: Ai thotë s’më jep djalin ndërkohë që ai nuk vjen fare ta takojë.
Rudina Magjistari: Djali është mirë?
Maya: Djali është mirë sepse unë mundohem të bëj çdo lloj roli, mos t’i lë kohë bosh. Natyrisht që nuk bëj dot dhe babain, por s’kam çfarë bëj.
Rudina Magjistari: Ke ndihë?
Maya: Ai nuk vjen, nuk vjen as ta takojë, thotë “s’ma jep”. Hajde takoje, kush po ta mban? Vetëm gjëra false, gënjeshtra, “jam ky, jam ai”, asgjë zero, nga A te Zh, gënjen. Po ç’ke? More një video, vjen te shtëpia ime, e manipulon, hoqi pjesën ku mua më shtyu, kastile e bëri videon, më shtyu mua, e ka hequr atë pjesë dhe më nxori mua sikur unë kërkova ndihmë kot. Por si do të kërkoj unë ndihmë kot kur s’më prek me dorë? Nejse, e bëri këtë gjë që t’i thoshte gjyqit e shikoni këtë që unë ta qëlloja, unë s’e qëllova normale se s’jam e çmendur dhe ai e nxori në atë mënyrë, më nxori mua gënjeshtare.