Durrës/ Gëlltit monedhën, fëmija 11-muajsh në rrezik për jetën

Një fëmijë 11-muajsh në qytetin e Durrësit ndodhet në rrezik për jetën për shkak se ka gëlltitur një monedhë metalike. Portali “DurrësiLajm” njofton se fëmija është dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit, ku i është dhënë ndihma e parë nga mjekët pediatër. Ata kanë konstatuar përmes ekos, një trup të huaj në barkun e fëmjës. Vogëlushi është dërguar në spitalin e pediatrisë së Tiranës për mjekim të specializuar . “Një vogëlush në Durrës erdhi për herë të dytë brenda një viti, pasi kishte gëlltitur një send të huaj. Në fillim kishte gëlltitur lekë, ndërsa në rrugët e frymëmarrjes i gjetëm një copë letër .Tek një fëmijë tjetër në hundë i gjetëm një kokërr fasule”, tha mjeku Fatmir Shahini. Mungesa e vëmendjes maksimale nga ana e prindërve tek të vegjlit mund të sjellë pasoja fatale nëse kalojnë sende të huaja në rrugët e frymëmarrjes.

Share With:
Translate »
849 Views