Dy ditë para dasmës Elita na tregon fustanin e nuses dhe na shtoi dyshimet për shtatzani

Ka mbetur vetëm një ditë nga kurorëzimi i dashurisë së Elita Rudit dhe reperit Gjiko. Gjatë këtyre katër ditëve, moderatorja nga Kosova tregoi se është sa nuse tradicionale dhe e zakoneve, aq edhe moderne.

Një ditë pasi tregoi këpucët e saj të dasmës “Jimmy Choo”, Elita Rudi vendosi të ndante sot me ndjekësit në “Instagram” një foto të fustanin të saj të nusërisë.

Në foton bardhë e zi mund të dallojmë që fustani është i zbukuruar i gjithi dhe kristale, të cilat japin idenë e dallgëve.

Fustani i personalizuar është prodhuar nga një sallon nusërie në Tiranë, që ka treguar se ai është krijuar enkas për ditën më të rëndësishme të moderatores. Kjo lë të nënkuptuar faktin se dizajni dhe detajet janë zgjedhur nga vetë moderatorja. Fakti që bukuroshja po tregon vetëm shpinën na shtoi dyshimet për shtatzaninë e përfolur kaq shumë

Prej ditësh Elita Rudi ka ndarë disa nga detajet e ditës së saj të dasmës.

Share With:
Translate »
1065 Views