Dy fëmijë plagosen nga sulmi i peshkaqenit
Dy fëmijë janë plagosur nga sulmi i peshkaqenit në brigjet e Long Island në Nju Jork në incidentet e para të këtij lloji në shtet pas 70 vitesh. Kështu kanë njoftuar zyrtarët, raporton BBC.
Një vajzë 12-vjeçare dhe një djalë 13-vjeçar u trajtuan për plagët e marra nga kafshimet.
Një dhëmb, i përshkruar si “pjesë e një peshku të madh”, është nxjerrë nga këmbët e djalit dhe është duke u analizuar.
Sulmet e peshkaqenëve ndaj njerëzve janë jashtëzakonisht të rralla në shtetin amerikan të Nju Jorkut.
Vajza e re, e identifikuar si Lola Pollina, tha se ishte duke qëndruar thellë në ujërat e ftohta dhe pa një krijesë duke lëvizur para se të zbulonte se e kishte këmbën e gjakosur.
“Pashë diçka pranë meje, dhe unë ndjeva dhimbje, dhe pashë dhe pashë një krijesë”, tha ajo.
Sipas Lolës, krijesa në ujë ishte rreth 1.2 metra e gjatë.
Posted by Barbara Pollina on Wednesday, July 18, 2018