“Dy orë pasi lindi djali, më vdiq babai” Rrëfimi prekës i Vin Velit
Të gjithë sot nuk i shpëtojmë dot efekteve të aplikacioneve, kështu ka ndodhur edhe me Vin Velin, i cili ka zgjedhur ta postojë në Instagram foton me efektin se si ai do të dukej në moshë të madhe.
Vin Veli ndau një moment të dhimb shëm te Ola, ku rrëfeu se babai i tij kishte ikur jo vetëm para kohe nga jeta por edhe papritur, pasi kishte pësuar atak kardiak. Një moment shumë i vështirë për DJ dhe familjarët e tij, pasi humbja e njeriut të tyre të shtrenjtë erdhi vetëm 2-3 orë pasi në jetë kishte ardhur nipi i tyre, të cilin babai i Vin Velit mundi ta shihte vetëm në foto.
Veli rrëfeu mes emocioneve marrëdhënien që ka patur me të atin. Ai e kujton si një njeri shumë të dashur që nuk e ka ndaluar kurrë për gjërat që ai ka dëshiruar, përfshi këtu as për dëshirën e madhe që Vin Veli kishte për t’u bërë DJ, pasion i cili ndonjëherë e ka penguar për t’iu përkushtuar plotësisht mësimeve.
Ndërkohë që tregoi për raportin që ka me nënën dhe të vëllanë, tha se ata i ka afër, ndërsa motrën e ka në Amerikë. “Më mungon shumë motra dhe dy fëmijët të cilët nuk i kam parë për shkak të pandemisë”, tha ai.