Dy vogëlushet e Lulzim Bashës shoqërojnë babin në protestë
Para mbajtjes së protestës së ditës së sotme, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbërritur në selinë e partisë që ai drejton së bashku me bashkëshorten dhe dy vajzat e tij.
Basha është fotografuar në hyrje të selisë së PD-së me familjen e tij, ndërsa është pritur edhe nga simpatizantë të kësaj partie.
Opozita do ta zhvillojë protestën ditën e sotme duke nisur nga ora 12:00.