Në gjysmëfinalen e “The Voice”, Rona Nishliu ndjek këshillën e mamit

Duke marrë parasysh rrymën muzikore që ajo ka përqafuar, e justifikojmë plotësisht veshjen e saj. Por në “The Voice” ia kanë vënë në dukje këtë fakt madje Rona tha se edhe e ëma, përveҫ të tjerave, i bënte një vërejtje: “Mos u vish gjithmonë me të zeza…” – tha ajo me të qeshur. I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Besës, e cila i tha se edhe ajo ia kishte bërë këtë vërejtje këngëtares.

Dhe sot, për hatër të mamit, por edhe të miqve të saj, Rona vendosi të ndryshojë. Madje një ndryshim të fortë. Fustani i kuq, ndryshe nga të gjitha herët e tjera, ia ka ndryshuar tërësisht pamjen Ronës dhe, pse jo, edhe e ka zbutur “kritikën” për konkurrentët. Vërtet, Rona paska pasur nevojë për ngjyra…

Share With:
Translate »
1590 Views