“E adhuroj buzëqeshjen e tij”, Çiljeta i dedikon këto fjalë njeriut më të dashur të saj

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Çiljeta Xhilaga ka treguar gjithmonë se gëzon një raport shumë të ngushtë me djalin e saj, Fernandon, për të cilin kujdeset të mos i mungojë asgjë.

Së fundmi ajo ka publikuar një foto me të, ku shihet se i vogli po i dhuron puthje.

“E adhuroj buzëqeshjen e tij, i dua fort përqafimet e tij, e adhuroj zemrën e tij, por mbi të gjitha e dua sepse është djali im”, ka shkruar Çiljeta krah postimit të fundit ku shfaqet dhe me ‘look-un’ ndryshe me gërsheta.

Share With:
Translate »
587 Views