E akuzuan se nuk kujdeset shumë për fëmijët, Kate merr vendimin drastik për revistën

Para pak ditësh në revistën e njohur “Tatler”, u publikua një artikull me titullin “Catherine the Great”, ku fliste për Kate Middleton.

Sipas revistës, dukesha ndihej shumë e lodhur dhe e rraspakpitur kohët e fundit dhe kjo ngarkesë ka ardhur për shkak të largimit të Meghan Markle.

Gjithashtu në artikull thuhet se familja mbretërore e kritikon shpesh Kate për shkak të peshës dhe kujdesit të paktë ndaj fëmijëve.

Artikulli i shkruar nga Anna Pasternak tregon edhe historinë e princeshës Diana, e cila ka vuajtur nga ç’rregullime të të ngrënit. Ajo ka bërë edhe një krahasim mes tyre. “Kate është bërë shumë e dobët, si princesha Diana”, shkruhet aty.

Familja mbretërore pretendon se të gjitha këto janë gënjeshtra dhe kanë ngritur një padi për revistën e njohur. Madje, Kensington Palace publikoi një deklaratë të ashpër për artikullin në fjalë.

Nuk ka munguar edhe reagimi nga kryeredaktori i revistës “Tatler”, i cili tha: “Anna Pasternak autorja e shkrimit bazohet tek burimet e saj. Për çdo gjë ne kemi kërkuar bashkëpunimin e Kate. Fakti që mohohet tani është një gënjeshtër e madhe”

Tani nuk na ngelet gjë tjetër veçse të presim për të parë se kush do fitojë në gjyq.

Share With:
Translate »
576 Views