E bija feston ditëlindjen, deputetja bën një urim prekës

Vajza e deputetes socialiste Vilma Bello feston sot ditëlindjen. Në ditën e saj të veçantë nuk mund të mos mungonte edhe urimi i nënës së saj.

Deputetja ka zgjedhur rrjetin social Facebook për ta uruar publikish vajzën e saj.

“18 mars 2001, ditë e bukur me diell, e diel, pasdreke ora 16;00…Ishte dita kur ndjeva se isha e plotësuar bukur me ty, Eni Bello.

Edhe 100, e bukura ti, ëmbëlsi, mirësi, mençuri, çmenduri e bukur. Të uroj që jeta jote të jetë e qeshur. Të uroj që të mirën që ke në shpirt, ta kesh tërë jetën, për vete dhe për të dhënë mirësi kudo dhe me këdo!. Paç zemrën të gëzuar dhe sytë të qeshur!

Paç sukses në tërë rrugëtimin tënd të jetës!

Të dua pafund, vajza ime (që më mungon)! Je dashuria ime e pakushte!”, shkruan Bello.

Share With:
Translate »
3088 Views