Marina paska një vëlla të vogël e ne nuk e paskemi ditur

Ato njihen si familje femrash, pasi babai i ndjerë i ka lënë shumë kohë më parë. Janë katër motra e kur pozojnë me të emën nuk dallohen dot nga njëra-tjetra. Bëhet fjalë për Marina dhe Luana Vjollcën, dy bukuroshet e showbizit shqiptar.

Mungesa e një figure mashkullore ka qenë evidente në familjen e tyre, e në daljet publike, derisa Getoari, dhëndërr i familjes Vjollca erdhi në jetën e tyre si bashkëshort i Marinës! Bukuroshja shqiptare edhe pse nuse Shqipërie në Kosovë, duket se është përshatur më së miri e ka fituar zemrat e familjes Selimi. Në foton e fundit të postuar në instagram, prezantuesja i ka uruar ditëlindjen kunatit të saj. Por ajo që na bëri përshtypje ishte dedikimi në të cilin lexohet: “Gëzuar ditëlindjen vëllacko”. Sa marrdhënie e bukur! /Kids’Time/

Share With:
Translate »
848 Views