E bija ka ditëlindjen, Rudina Xhunga i bën dhuratën domethënëse për të gjithë jetën

Sot për gazetaren e njohur Rudina Xhunga është një ditë e veçantë. Vajza e saj e vetme Alana ka ditëlindjen.  Gazetarja ka menduar që e bija ta mbajë mend gjatë në kujtime këtë ditë,  duke i bërë një dhuratë vërtetë speciale. Ajo së bashku me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj kanë mbjellur një pemë te Parku i Liqenit.

Mirëpo, nuk ka mbaruar me kaq, Xhunga ka publikuar në rrjetin social ‘Instagram’ një poezi të shkruar nga poeti Ilirian Zhupa dedikuar Alanës:

“Gëzuar ditëlindjen Alana!

A.

Andej nga vjen drita, mbyllet në guackë errësira,
Luan muzikë e nesërmja me gishta të pastër.
Ajo që po vjen na afron përditë nga e mira,
Natyra e qashtër që blaton hire dhe mrekullira.
Andej nga vjen drita, mbyllet në guackë errësira”.

Shumë emocione në një ditë të vetme, di t’i dhurojë vetëm mami Rudina. Nga fotot e publikuara më herët, duket se të dyja nënë e bijë kanë një raport shumë të ngushtë me njëra-tjetrën.

Share With:
Translate »
883 Views