E bija nuk e ftoi në dasmën e saj por mamaja e Britney Spears ka dy fjalë për këngëtaren

Lynne Spears tha se ajo thjesht dëshiron që vajza e saj, Britney të jetë “e lumtur”.

Në videon e siguruar nga Page Six, një fotograf pa Lynne dhe e pyeti se si ndihej pasi nuk u ftua në dasmën e vajzës së saj me Sam Asghari.

“Unë thjesht dua që ajo të jetë e lumtur,” u përgjigj Lynne, ndërsa ajo ecte drejt parkingut.

Kjo nuk ishte hera e parë që Lynne u përpoq të afrohej me vajzën e saj pas mosmarrëveshjes së tyre.

Pas dasmës së këngëtares më 9 qershor, Lynne komentoi në postimin e Britney në Instagram, ku këngëtarja kishte postuar foto nga ceremonia luksoze që u zhvillua në oborrin e shtëpisë së saj.

“Ti dukesh rrezatuese dhe kaq e lumtur!” komentoi Lynne. “Dasma juaj është dasma ‘e ëndrrave’! Unë jam shumë e lumtur për ju! Unë të dua!”

Britney ndërpreu lidhjet me shumicën e familjes së saj- kjo pas detajeve që u publikuan më herët për jetën e këngëtares.

Më herët, Britney pretendoi se nëna e saj i ka shkatërruar jetën.

“Ajo më shkatërroi jetën time…Dhe boll me qëndrimin tuaj tipit “Unë nuk kam asnjë ide se çfarë po ndodh”. Ti e di saktësisht se çfarë ke bërë”, shkroi Britney në atë kohë.

Share With:
Translate »
43 Views