E braktisur për të vdekur, foshnja vetëm 2 ditëshe ia del

Historia e kësaj foshnje po bën xhiron e rrjetit.

Mësohet se një foshnjë dyditëshe, me kordonin umbilikal ende të hequr nga trupi i saj është gjetur e braktisur nga patrullat e policisë dy ditë më parë në Oman.

Foshnja, e cila është një vajzë, dyshohet se është fryt i një marrëdhënie jashtë martesore dhe për të shpëtuar nga turpi nëna e saj e ka braktisur dy ditë pasi e ka sjellë në jetë, duke e lënë në një vend të shkretë, me pak gjasa se dikush mund ta gjente.

Por për fatin e mirë të vajzës, një patrullë policie, ndoshta pak orë pas braktisjes, ka kaluar aty pranë dhe e ka parë foshnjën e lënë në mëshirë të fatit.

E pas këtij momenti, efektivët e policisë kanë njoftuar urgjencën që nuk ka vonuar të vijë.

Sakaq imazhe që tregojnë momentin teksa mjekët i vijnë në ndihmë vajzës në vendin ku u gjet, për ta shpëtuar ndoshta nga kthetrat e vdekjes ka bërë xhiron e botës përmes rrjeteve sociale.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin e prindërve të saj.

Share With:
Translate »
912 Views