Robert Aliaj kujton nënën e ndjerë: Unë nuk harroj kurrë gjinjtë e mamasë time…

Ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim në daljet e tij televizive, Robert Aliaj ka shfaqur një tjetër dimension në “Xing me Ermalin”.

Gjatë emisionit Aliaj foli për nënën e tij të cilën tha se e ka humbur kur vetë ishte në moshën 24-vjeçare. Aliaj kujtoi me nostalgji se ajo ka qenë një grua e fortë dhe shumë femërore, ndërkohë konsideroi njerëz me fat të gjithë ata që kanë nënat pranë.

Unë nuk harroj kurrë gjinjtë e mamasë time që ishin të bukura, unë aty flija. Unë që fëmijë kuptova që është budallallëk të çohesha nga aty dhe të flija në një vend tjetër. Me këtë dua të them që paragjykimi djalë mama, kur ti e sheh mamanë edhe si femër, jo të kesh atraksion, se ka njerëz që më keqkuptojnë se janë të këqij vetë. Por t’i mamanë kur e sheh si shoqe ke qejf që ajo të jetë model, të jetë e bukur dhe e palestruar. Dhe unë doja që mamaja ime të ishte gjithmonë e bukur, të ishte model, ta gjuanin njerëzit. Kisha qejf kur e gjuanin njerëzit”, tha Aliaj.

 

Share With:
Translate »
750 Views