E dhimbshme, 3-vjeçarja vdes nga një mbidozë droge
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ohio në SHBA ku ka humbur jetën një 3-vjeçare nga një mbidozë droge.
Vdekja e vogëlushes ka ardhur dy ditë pasi motra e saj ishte shtruar në spital për të njëjtën arsye.
Grupi hetimor është duke punuar për të zbardhur ngjarjen, pasi ky nuk është rasti i vetëm. Pesë ditët e fundit, dy vajza të tjera në atë zonë janë shfaqur me të njëjtat simptoma.
Po punohet për të zbuluar nëse është dikush që mund ketë lënë drogën në vende që edhe fëmijët kanë akses, ose dikush po e bën qëllimisht.