E DHIMBSHME/ Milaim Zeka humbet njeriun më të dashur në moshën 23-vjeçare

Gazetari dhe kreu i PEK-ut Milaim Zeka humbi sot nipin e tij Denis Gllubovcin, i cili u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë.

Lajmin e ka konfirmuar për publikun vetë Zeka. I ndjeri ishte djali i motrës së gazetarit të njohur. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë në tru. Denis Gllubovci ishte vetëm 23 vjeç.

Mesazhi i Milaim Zekës

Sot iku për në botën tjetër djali i motrës time, Denis Gezim Gullbovci. Kam humbur njeriun më të dashur të jetës time.
Lamtumirë, ëngjëll! Pushoftë në paqe shpirti Yt. Shumë do na mungosh të gjithëve!

denisi.jpg

Share With:
Translate »
617 Views