Video/ Historia e gazetares që shkon të bëjë mamografi në transmetim live, por zbulon se është prekur nga kanceri

Një gazetare amerikane shkoi për të bërë një mamografi, ndërkohë transmetonte live, por ajo që mësoi ishte tronditëse. Me rastin e muajit të ndërgjegjësimit ndaj kancerit, Ali Meyer 41 vjeç, vendosi të transmetojë live vizitën e saj në Qendrën e Kancerit Stephenson në Oklahoma, tetorin e kaluar. Ajo u shfaq e qetë dhe e lumtur pasi mendonte se ishte një kontroll rutinë, duke informuar edhe gratë e tjera. Por reporterja, pasi merr përgjigjen kuptoi se diçka nuk shkonte:

Okej, unë mendova se do ishte një mamografi rutinë, por nuk qenka kështu. Isha e sigurt se do kthehesha me një lajm të tillë, por ja ku jemi… Kam kancer gjiri dhe duhet të pres analizat e tjera.

Javën e ardhshme sëmundja e saj u konfirmua, dhe më pas mjekët vendosën planin për të. Ndërkohë gazetarja tregfon: Kjo ishte tronditëse…Mendova se po përcillja mesazhin për gratë e tjera. Por unë qenkam vetë  viktimë e kësaj sëmundje.

Ali u diagnostikua me kancer invaziv në gjirin e saj të djathtë.

Dhe fatmirësisht është një nga format më të lehta të sëmundjes.  Gjëja e parë që i shkoi në mendje gazetares ishte heqja e gjoksit dhe kimioterapia. Ajo la takimin me kirurgët të cilët i folën për operacionin që do kryenin.

Grab of Ali undergoing mastectomy and breast reconstruction surgery

Fatmirësisht sot gazetarja e ka të hequr masën në gjirin e saj dhe mjekët i kanë thënë që me shumë gjasa nuk do përsëritet.  Këtë vit, gazetarja shkoi sërish për të bërë mamogragfinë dhe doli e pastër: Fatmirësisht sëmundja ime u kap shpejt, në fillesat e saj. Rezultati i fundit është fantastik, por më duhet të kontrollohem herë pas herë. Këtë duhet të bëjnë të gjitha gratë,  të kontrollohen.

Picture of Ali attending her latest mammogram

 

 

Share With:
Translate »
429 Views