E dhimbshme/ Takoi nënën pas 35 vitesh, ajo i ndrron jetë pas takimit të parë
Nazmi Zekiçi ishte i ftuar i kësaj jave në “Përrallë me Tupan”.
Ai kishte kërkuar nga autori dhe moderator i “Përrallë me Tupan” që të rrëfejë tregimin e tij të dhimbshëm në emision.
Nazmiu kur kishte vetëm 3 ditë që kishte lindur, u dha për adoptim tek një familje tjetër.
Edhe pse i rritur nga dy prindër të mrekullueshëm, ai kur kuptoi se kjo nuk ishte familja e tij biologjike, filloi kërkimin për nënën e tij.
Ai e gjeti atë, duke e takuar pas 35 vitesh, por ajo ndërroi jetë pas takimit të vetëm.
Këtë histori të dhimbshme, mund ta ndiqni në “Përrallë me Tupan”, të rrëfyer për herë të parë nga Nazmi Zekiçi: