“E di vetëm Zoti sa…” Selin Bollati EMOCIONON me urimin për nënën në ditëlindjen e saj!

Selin Bollati ka emocionuar ndjekësit me një urim të veçantë për nënën e saj, me rastin e ditëlindjes së saj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka ndarë fjalë plot dashuri dhe mirënjohje, duke e cilësuar të ëmën si “mbretëreshën” e saj. “Edhe 1000 jetë të tjera do të të zgjidhja të ishe mami im. Të dua mbretëresha ime!”, ka shkruar Selin, duke vijuar me një tjetër dedikim emocional: “Mamma Bear, Mamma Queen, Mamma ime sa të dua e di Zoti, por asnjëherë mos harro, NE TË DYJA GJITHË JETËN!”

Selin Bollati EMOCIONON me urimin për nënën në

Postimi është shoqëruar me një foto të ëmbël nga fëmijëria, ku Selin shihet teksa i vendos nënës së saj një kurorë në kokë, duke e simbolizuar atë si mbretëreshën e saj.

Share With:
Translate »
34 Views