E dimë që nuk e besoni, por kjo vogëlushe sot mbush 53 vjec!

Gëzuar ditëlindjen Sandra Bullock! Aktorja e famshme e dhjetëra roleve dhe fituese e çmimit Oscar, sot feston 53-vjetorin e lindjes. Kanë kaluar shumë vite pas debutimit të saj të parë, por për të gjithë duket ende e pabesueshme mosha pas saj. Bullock ka kaluar nëpër një rrugë të gjatë që nga roli në ‘Speed’, në vitin 1994, por edhe më vonë rolet e tjera e identifikuan si njërën prej aktoreve që premtonte. Dhe nuk zhgënjeu asnjëherë… Ndërsa vazhdon edhe sot të interpretojë disa karaktere të rëndësishme si tek “The Proposal” apo “The Blind Side”, vëmendje të madhe Sandra ka tërhequr gjithmonë edhe edhe në tapetin e kuq. Që nga fustanet e zjarrtë e deri tek eleganca klasike, në të gjitha eventet, Sandra nuk ka zhgënjyer. Po çfarë filmi mund të sjellë në tapetin e ardhshëm të kuq? Pas filmit të vitit 2015 “Our Brand Is Crisis”, nëna e dy fëmijëve tha për InStyle se është në pritje të një roli të vërtetë që do ta rikthejë në ekran. “Kaluan dy vjet derisa gjeta këtë këtë rol dhe mund të kalojnë edhe tani dy vite të tjera për të gjetur diçka tjetër. Nuk e di se çfarë po kërkoj, por po përpiqem të shijoj kohën time dhe të zgjedh më të mirën. Ky është qëllimi im i vetëm tani për tani. Nëse një rol i mirë do të vijë, atëherë është qershia mbi tortë.” Kështu, gjykuar sipas programimit të saj, ndoshta filmi i ardhshëm i saj do të jetë në 2018-ën.

Share With:
Translate »
998 Views