“E dimë vetëm ne” Me lot në sy, Noizy i kërkon falje publike të bijës!
Kanë kaluar rreth 10 vite që kur Noizy këndonte “Noku vogël”, kënga më e ndjerë e repertorit të tij, që i dedikohet të bijës, Leandrës.
Një këngë ikonike, që edhe vetë Noizy e veçon në repertorin e tij. Por, këto ditë kur i dedikonte këngë, e publikonte në mediat sociale, e fliste në intervista për të duken të largëta.
Prej vitesh, artisti ka zgjedhur ta mbajë Leandrën totalisht larg vëmendjes mediatike. Noizy nuk e ekspozon më në rrjete sociale, e në intervista nuk flet për të duke e ruajtur me fanatizëm.
Gjithsesi, së fundmi ka bërë përjashtim duke i kërkuar një falje publike. I ftuar në ‘1 Kafe me Labin’, ai u pyet se “Kujt do i thojë “Më fal” në këto momente? Dikujt që nuk ke mundur t’i qëndrosh afër dhe publikisht këtë funditvit e përmbyll duke i thënë më fal.”
Ai i kërkoi falje familjes së tij për të cilën u shpreh se nuk kalon shumë kohë për shkak të angazhimeve, njerëzve që ka lënduar padashje, por mbi të gjitha vajzës së tij.