E dinit? Ava Max qenka mbesa e deputetes shqiptare

Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj ka treguar se këngëtarja me famë ndërkombëtare, Ava Max është mbesa e saj.

Ajo ka qenë e ftuar në emisionin ‘Ftesë në 5’, ku ka folur për shqiptarët që kanë arritur të korrin sukses dhe jashtë vendit.

Gjatë bisedës, Malaj tha se këngëtarja me origjinë shqiptare e cila po bën bujë në botë është mbesa e saj.

“Media të ndryshme flasin per familjet që kanë ardhur nga një shtet dhe janë bërë personalitete në fushën e muzikës. Këtë e kam dhe nga vetja ime me lidhjen që kam me Ava Maxin, se në fakt është mbesa ime realisht,” tha ajo.

Ava është një prej emrave më të njohur të muzikës në botë, e cila nuk ngurron aspak ta tregojë kudo me krenari origjinën e saj shqiptare.

Sa herë i jepet rasti në intervista të ndryshme apo edhe në rrjete sociale, Ava flet shqip, siç ka bërë edhe para pak kohësh.

Share With:
Translate »
199 Views