E ëma kërcënoi portalet/ Disa nga arsyet e ndarjes Besi-Xhensila

Ishte dhjetor 2022, ku kudo nëpër rrjet u përfol për një ‘krisje’ mes marrëdhënies Xhensila-Besi. Prej tyre nuk pati asnjë pohim por dhe asnjë mohim.

Së fundmi është zbuluar se nëna e Xhensilës, ka telefonuar nëpër redaksi, duke mohuar çdo lajm që qarkullonte për ndarjen e çiftit, madje është thënë se ajo ka kërcënuar që lajmet e rreme të zhduken prej rrjeteve.

Pavarësisht të gjithave, çifti vazhdoi marrëdhënien mes tyre ku Xhensila mbeti përsëri shtatëzënë, dhe kësaj here në pritje të një fëmije të dytë.

Në nëntor të 2023, çifti u bë prindër i një djali. Teksa bebushi është akoma 3 muajsh, përsëri lajmi për një ndarje mes çiftit ‘mori dhenë.’

Ashtu sikurse herën e parë, as këtë herë nuk kemi një reagim prej çiftit lidhur me ndarjen e tyre.

Kudo po përflitet për këtë ngjarje, ku në çdo të dytin lajm është përfolur nëse këngëtarja ka patur një tjetër lidhje përveç Besit. Ka qenë Cllevio Serbiano i cili ka ngritur dyshime të mëdha që kanë bërë bujë kudo.

Sipas tij një bos nga Dubai e ka blerë Xhensilën me para. Menjëherë pas kësaj, erdhi një reagim prej këngëtares.

Përmes një postimi në Instagram ajo tha se tani e tutje çdokush që flet për të dhe ndarjen e saj do ta padis. Sidoqoftë lajmet vazhduan dhe nuk u ndalën kurrë..

Të gjithë aludojnë, disa tregojnë se ndarja e tyre erdhi dhe nga shoku i ngushtë i Besit. Persona të afërt me çiftin kanë pohuar disa takime mes Xhensilës dhe një personi të panjohur në Zvicër, dhe gjatë koncerteve që ajo ka zhvilluar atje ai ka qenë pranë saj.

Mbetet për t’u parë se sa e vërtetë është çdo gjë…

Share With:
Translate »
71 Views