E ëma Paul Walker zbuluon disa detaje të tjera nga aksidenti që i mori jetën të birit
Mamaja e Paul Walker ka zbuluar disa detaje të tjera nga vdekja tragjike e djalit të saj në 2013. Në një intervistë për “People Magazine”, Cheryl rrëfeu edhe herën e fundit që pa Paul. Aktori kishte dërguar vajzën e tij, Meadow, te ajo dhe të tre po diskutonin që të blinin një pemë Krishtlindjesh.
“Po bënim një bisedë të mirë dhe ai papritur harroi se kishte lënë diçka. Mori një mesazh dhe tha ‘Oh zot i madh, duhet të isha diku tjetër’, iku dhe nuk e pashë më. Mendoj që shumë njerëz thonë, ‘Oh ai është thjesht një yll filmash që vdiq në një aksident automobilistik’. Por ka më shumë nga ai. Ai ishte një njeri i mrekullueshëm. Kam marrë letra nga njerëzit nga e gjithë bota, që shprehen se ai ka pasur ndikim në jetën e tyre. Ky është një bekim, sepse ai kurrë nuk do të harrohet”, tha nëna e Paul.
Çdo vit në ditëlindjen e Paul, familja e tij udhëton në një nga vendet e preferuara ku ai bënte sërf, ata hedhin luledielli në oqean për ta kujtuar.