“E fjetuna n’bar” poezia prekëse e Çun Lajçit për të bijën
Sa fort ta shtrëngova gurvarin
E ti za s’bane
T’përpiva n’kashtrrojë si vesën
E ti heshte
U theva kujtimeve tue t’përkëdhelë
e ti vetëm sa s’fole
Nimfat e fjetuna n’bar s’i zgjon
M’sa Zanat e egra Rugovë
Tretuna n’bukurinë e saj.