E gjeni dot ku shplodhet Miriam Cani? Atje ku “fshihen” të gjitha nënat

Të jesh një grua në karrierë, me biznes, angazhime të shumta jashtë shtëpisë dhe njëkohësisht të jesh edhe nënë e dy fëmijëve nuk është aq e lehtë. Sidomos kur ata janë ende të vegjël, pa nisur shkollën kur bëhen disi më të zotët e vetes.
Këngëtarja e dashur Miriam Cani ka ndarë një të vërtetë me ndjekësit e saj, kur shkruan se tashmë e di se çfarë do të thotë “të shkosh në punë për të pushuar”. “Tani e kuptoj frazën që më habiste kur e dëgjoja nga nënat me fëmijë të vegjël, po iki të shplodhem pak tek puna”.

 

Ky i Miriamit është një konstatim që vlen, pasi nuk ka punë që mund ta lodhë dhe konsumojë një grua më shumë se puna brenda shtëpisë dhe rritja e fëmijëve të vegjël. Ndaj bekuar qoftë puna jashtë shtëpie!

Share With:
Translate »
53 Views