E gjithë familja duke mbështetur hallën e Raiden

Kunata e Jona Spahiut ka festuar një ditë shumë të rëndësishme dje dhe fotot nga ceremonia i ka publikuar vetë bukuroshja e ekranit. Me rastin e ceremonisë së diplomimit, pranë motrës së bashkëshortit ka qenë vetë moderatorja me të birin dhe pjesa tjetër e familjes. Sigurisht vëmendja ishte e përqendruar përveçse tek Drita, që u diplomua edhe tek i vogli i familjes, i cili siç tregon Jona me humor ka qenë aq entuziast për ceremoninë e hallës saqë e ka zënë gjumi.

Në foton tjetër të postuar, si rrallëherë, shfaqet një portret i plotë familjare i saj me bashkëshortin dhe familjen tij.

Kjo nuk është hera e parë që Jona publikon momente krah kunatës së saj. Siç kemi parë edhe më herët marrëdhënia mes tyre është goxha e fortë, pasi shpesh janë në shoqërinë e njëra-tjetrës dhe kujdesen së bashku për të voglin e familjes.

Share With:
Translate »
907 Views