E gjithë familja mbretërore në një foto me rastin e ditëlindjes së Princit Charles

Princi Charles ka festuar ditëlindjen e tij të 70-të prej muajsh me radhë, por dita zyrtare, më në fund, është pranë nesh. Në nder të ditëlindjes së tij, janë publikuar sot disa portrete familjare, të cilat janë shkrepur nga fotografi zyrtar i Getty, Chris Jackson, në kopshtet e Clarence House.

“Isha shumë i lumtur që m’u kërkua të realizoja këto portrete të Princit të Uellsit, rrethuar nga familja e tij”,- tha fotografi Chris Jackson për portretet.

“Ishte diçka shumë e veçantë të arrije të realizoje një portret familjar kaq informal dhe të çlodhur gjatë një pasditeje argëtimi në kopshtet e Clarence House”.

Përveç fotografisë më formale, familjen mbretërore këtë herë e shoqëron edhe një foto tjetër më e natyrshme, e cila tregon edhe anën e butë të familjes mbretërore.

View this post on Instagram

#royalfamily

A post shared by Kids' time (@kidstime.al) on

 

Share With:
Translate »
794 Views