E ka uruar Kiarën për shtatzëninë? Olta (nuk) na habiti me përgjigjen!
Olta Gixhari dhe Kiara Tito janë dy prej personazheve më të komentuara të “Big Brother Vip 2”. Brenda shtëpisë, por edhe jashtë saj është komentuar marrëdhënia e tyre gjerësisht. Së fundmi, në një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, Oltën e kanë pyetur nëse e ka uruar Kiarën për shtatzëninë.
Aktorja është përgjigjur se po, duke bërë publik edhe mesazhin në privat të saj.