Fifi tregon “çelësin” e marrëdhënies korrekte me Adrolën!

Spontaniteti dhe sinqeriteti janë dy tipare që e dallojnë Fifin, ose të paktën që kemi vënë re në daljet e saj.

Edhe së fundmi, artistja është rrëfyer pa doreza në një intervistë për “Live From Tirana”, ku ka treguar për jetën e saj private, dasmën apo edhe marrëdhënien me Adrolën.

Para pak muajsh Fifi solli në jetë djalin, si po e përjeton ajo këtë periudhë të jetës së saj?

“Nuk ma vënë shumë re që të më thonë ‘ti je nënë, duhet të jesh kujdes’. Madje disa herë njerëzit po harrojnë fare që unë jam bërë nënë. Unë kam zgjedhur që të mos e bëj publike që në fillim (të shtatzënisë), e bëra publike 2-3 muaj para se të lindja. Nuk kam dashur ta pompoj shumë si gjë. Plus nuk kam dashur ta shfryrëzoj shumë për marketing pjesën që unë u bëra nënë, nuk më dukej shumë e rrugës që ta përdorja një gjë të tillë.”

E pyetur mbi partnerin e saj, Adisin, nëse janë duke planifikuar një datë për dasmën e tyre apo jo, Fifi është shprehur:

“Ia kam lënë në dorë atij. Nuk ka ardhur akoma propozimi…”

Shumë janë kurioz për marrëdhënien tënde me ish-partneren e Adisit. Cili është çelësi i kësaj marrëdhënie kaq korrekte?

“Çelësi është fëmija i Adisit. Nëse unë nuk e respektoj fëmijën e tij, i bie që unë nuk e respektoj atë që kam në krah. Nuk është thjesht që duhet patjetër të bësh kompromis. Por dhe nga ana njerëzore duhet të ndalesh të mendosh që aty në mes është një fëmijë që ka nevojë për babain e tij. Në jetë nuk ia uroj kurrë dikujt që të mos ketë nënë apo baba. Unë kam 8 vjet që jam larg familjes time, dhe shpesh më mungon babi dhe mami. Në këtë rast unë e di se sa shumë mund t’i mungojë atij babai i vet. E shoh shumë më të brendshme nga sa duket nga jashtë. Në fund të ditës dujet të jemi njerëzor.”

Share With:
Translate »
55 Views