E kishim përbindëshin në shtëpi. Çifti adoptues flet për djalin që bëri terror në shkollën amerikane
19 vjeçari Nicolas Cruz nuk kishte shumë kohë që ishte adoptuar nga një familjes, pasi nëna e mëparshme edhe ajo adoptuese ndërroi jetë nga pneumonia. Kimbery 49 vjeç dhe burri i saj James Snead 48 vjeç e kishin marrë nën kujdestari Nicolas-in që në datën 1 nëntor, dhe pas ngjarjes së tmerrshme ku ai sulmoi me armë nxënësit e një gjimnazi në Florida duke marrë jetën e 17 njerëzve kanë folur në një intervistë për median amerikane. Në intervistën për Sun Sentinel, Kimberly një infermiere e kujdesit intensiv tha se nuk e dinte se çfarë lloj njeriu ishte Nicolas dhe pas kërkesës që kishte bërë një mik i tij përmes një letre, familja kishte pranuar ta fuste në shtëpi dhe ta adoptonte.
“Ne e kishim këtë përbindësh nën çatinë tonë, në të njëjtin vend ku jetonim dhe nuk e dinim çfarë do bënte, nuk e dinin çfarë lloj njeriu ishte”, tha Kimberly e prekur dhe e habitur nga ngjarja. Ndërsa burri i saj James, analist i inteligjencës ushtarake tha se janë përballur me akuza dhe me ofendime, por sipas tij ata nuk kanë faj dhe se nuk dinin asgjë për të: Të gjithë duhet të kuptojmë se në nuk e dinim, si mund të mbanim në shtëpi një vrasës si ai? Askush nuk e dinte…”. Megjithatë çifti ka treguar se Cruz, pas vdekjes së nënës së parë adoptuese kishte rënë në depresion të thellë dhe nuk iste shumë. Adoleshenti ishte dukshëm i papjekur, por kishte kërkuar terapi. Pasi kaluan vetëm pak ditë, çifti vuri re se ai lloi të ndihej pak më i lumtur. Por sipas tyre adoleshenti kishte disa vese të pazakonta, kryesisht në ushqim.
Ata kanë treguar se ai fuste biskota brenda sanduiçeve, biftekut dhe shpesh herë i shoqëronte me djathë. Dhe pavarësisht pretendimeve të fqinjëve se ai sillej mizor me kafshët, Cruz nuk kishte treguar ndonjë shenjë dhune me kafshët e çiftit që mbajnë në shtëpi. Por që mbante armë e dinin, ata ia kishin parë një herë dhe ia kishin marrë dhe Cruz kishte thënë se nuk e përsëriste më. Para shtënave në Ditën e Shën Valentinit, nuk kishte pasur shenja të ndonjë sjelljeje të pazakontë. Prindërit e rinj e kishin pyetur Cruz nëse do shkonte në shkollë mëngjesin e 14 shkurtit, por ai nuk kishte pranuar dhe kishte thënë: Është Dita e Shën Valentinit dhe nuk shkon në shkollë në këtë ditë. Por disa orë më vonë, ata kujtojnë momentin kur morën një telefonatë nga ekipi i Sëat që i tregoi për ngjarjen dhe të dy kishin përjetuar tmerrin. Adoleshenti u përjashtua nga shkolla vitin e kaluar dhe fqinjët dhe miqtë kanë zbuluar detaje të sjelljes së tij shqetësuese. Adoleshenti ishte i njohur për dashurinë e tij për dhunë dhe armë. Policët janë dërguar në shtëpinë e tyre 39 herë nga viti 2011 deri në vitin 2017. Cruz dhe vëllai i tij biologjik Zachary u adoptuan nga Lynda Cruz dhe burri Roger i cili vdiq në vitin 2004.