“Nëna u përmend dhe kërkoi fëmijët”, deklarata drithëruese e mjekes në Shkodër

Evisa Preka është përmendur dhe ka kërkuar të shohë fëmijët e saj. Është kjo deklarata e bërë nga mjekja e spitalit të Shkodrës Dhurata Uruçi e cila ka folur për gjendjen e nënës dhe vajzës së saj të vetme mbetur gjallë nga aksidenti i kobshëm. “Nëna sapo është përmendur ka kërkuar fëmijët. E plagosura nuk është në dijeni për tragjedinë e ndodhur në familjen e saj. Janë katër të shtuar, të katërt trajtohen me terapi intensive, me rëndë është gjendja e vajzës të cuftit të aksidentuar, gjendje kromatoze , me shumë pak pikë, ndërsa tre të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën. Vajza vazhdon me qënë në gjendje rreziku për jetën”, ka thënë mjekja sipas portalit lokal të Shkodrës, ‘eetimes’. E pyetur nga gazetarët nëse do transportohet nëna drejt Tiranës, mjekja është përgjigjur: “Natyrisht më qoftëse do të kemi shenja përmirësimi patjetër që do të transferohet, Spitali i Shkodrës do të jëtë në gadishmëri për trajtimin e të aksidentuarve. “E thashë më parë, gjendja më rëndë që ka kaluar spitali Shkodrës keto vitet e fundit, natyrisht vazhdon me qënë e gatshme”, ka thënë Uruçi.

Share With:
Translate »
1220 Views