E lajmëroi shtatzaninë që kur ishte 2 javëshe, por vajzën Sara premton se do e mbajë larg Instagramit

Sara Gjordeni është në pritje të ëmbël prej disa muajsh ndërsa pritet të sjellë në jetë bebushen saj në dhjetor.

E teksa po shijon këtë rrugëtim special me vajzën e saj, ish banorja e BBV3 është mjaft aktive në rrjete sociale, ku herë pas here zhvillon biseda virtuale me ndjekësit e saj.

“A do e bëni bebin fytyrë publike?”, ka qenë një ndër pyetjet që Sara ka marrë në një “Ask me a question” të fundit, ndërsa shprehet mjaft e qartë në përgjigjen e saj ku tregon se është kundër publikimit të fëmijëve në rrjetet sociale.

“Jemi shumë kundër. Vetëm nëse ajo zgjedh vet rrugën e medias. Atëherë absolutisht që do e lëmë të ndjekë ëndrrat e saj siç na kanë lënë ne prindërit tanë.

Mos prisni ta nxjerrim çdo ditë në Instagram ose t’i hapim profil.” – shkruan ajo.

Shiko foton:

Share With:
Translate »
32 Views