“E lumtur që nëna ime vdiq”, deklarata e aktores shokon të gjithë, ajo tregon tmerrin që ka kaluar

Jennette McCurdy, aktorja e Nickelodeon, tashmë shkrimtare dhe regjisore, ka treguar arsyen se pse i ka vendosur librit të saj titullin “Jam e lumtur që nëna ime vdiq”. Në një intervistë në “Red Table Talk” shkrimtarja 30-vjeçare ka folur për abuzimin psikologjik nga nëna e saj biologjike.

30-vjeçarja lexoi live në emision një email që e ëma i kishte dërguar kur ajo ishte ende adoleshente.

Mesazhi vazhdonte: “Dukesh e fryrë, kuptohet po ha shumë nga stresi. Ti më neverit. Nuk të kam rritur që të jesh kështu. Çfarë ndodhi me vajzën time të vogël të mirë? Ku shkoi ajo dhe kush është ky përbindësh që e zëvendësoi? Je përbindësh i shëmtuar tani.”

'E lumtur që nëna ime vdiq', deklarata e aktores shokon

Në fund të mesazhit e ëma i jepte urdhër: “Dërgo para për frigorifer të ri. Ai që kemi u prish”.

'E lumtur që nëna ime vdiq', deklarata e aktores shokon

Nëna e 30-vjeçares është ndarë nga jeta në vitin 2013, pasi vuante nga kanceri. Jennette tregoi gjithashtu se nëna saj e detyronte të bënte dush me një nga vëllezërit më të mëdhenj kur ajo ishte vetëm 11 vjeç.

Share With:
Translate »
121 Views