E mbajti të fshehtë për disa vite, Aurela Hoxha publikon foton e parë me partnerin dhe djalin e saj

Modelja e njohur shqiptare, Aurela Hoxha ka ndarë me ndjekësit për herë të parë një foto me partnerin e saj.

Ndonëse është shumë aktive në rrjetet sociale, bukuroshja ka qenë shumë diskrete përsa i përket jetës së saj personale.

Së fundmi i voglin i saj ka festuar ditëlindjen, ndërsa Aurela e ka uruar djalin e tyre në këtë ditë kaq të veçantë.

Krahas urimit modelja ka ndarë me ndjekësit disa nga momentet e lumtura me të birin, ku në një ndër fotot shihet ajo me partnerin në plazh.

Megjithatë modelja është treguar shumë e vëmendme duke mos zbuluar imazhin sepse fotoja kishte kapur çiftin nga mbrapa.

Në imazhin e publikuar vihet re që bashkëshorti i Aurelës është një djalë që ushtrohet në mënyrë intensive në palestër pasi kjo duket qartë nga trupi i tij me muskuj.

Kujtojmë që prej disa vitesh çifti jetojnë në Barcelonë, ndërsa janë prindër të dy fëmijëve, një djali dhe vajzës.

Share With:
Translate »
87 Views