E pabesueshme çfarë po ndodh me vogëlushen e Amit dhe Ermalit

Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska janë bërë prindër për herë të dytë, të një vajze të vogël. Ndonëse kanë kaluar pothuajse një javë nga kjo ngjarje e rëndësishme e jetës së çiftit, ende nuk kemi shumë informacione mbi vogëlushen, veç fotos së parë nga materniteti që shpërndau Ermali për të na lajmëruar ardhjen e saj në jetë.


Mesa duket prindërit nuk janë aspak supersticiozë e nuk do ta kenë problem të ndajnë me në foto apo momente të veçanta nga jeta e vogëlushes, siç bënë kur morën vesht shtatzaninë, apo momente të ndrsyhme gjatë pritjes së ëmbël. Siç bëjnë në fakt edhe me Joelin, që na ëmbëlson ditën me prapësitë e tij në bashkëpunim me babin.


Por ndërsa të gjithë jemi gjithë sy e veshë për të rejat më të fundit, çështja kryesore është: Si e ka emrin vogëlushja? Burime pranë Kids’Time mësojnë së Ami dhe Ermali nuk po bien që nuk po bien dakord për emrin e saj dhe vajza po mbush javën, pa paur ende një identifikim.


Ndërsa të gjithë çiftet që presin fëmijë, fillojnë të mendojnë për emrin sapo të mësojnë gjininë, duket se çifti Mamaqi ende nuk e ka zgjidhur këtë dilemë. Kids’Time mëson gjithashtu se ata duan t’i vënë një bashkim emrash, por akoma nuk kanë bërë kombinimin e duhur. Shpresojmë ta zgjidhin sa më shpejt, sepse jemi të gjithë sy e veshë. /Kids’Time/

Share With:
Translate »
1260 Views