E përjashtuan nga shkolla, zhduket e mitura në Durrës! Familja bën apel për ndihmë

Një vajzë e mitur është raportuar e humbur në Durrës, pasi nuk është kthyer në shtëpi pas përfundimit të mësimit në shkollën “Abedin Dinaj”, në lagjen nr. 13, Plazh.
Sipas familjarëve, vajza kishte përfunduar mësimin në orën 12:00, por nuk është kthyer më në shtëpi. Dyshohet se ajo është larguar nga frika, pasi i ishte komunikuar mundësia e përjashtimit nga shkolla.
Babai i saj ka bërë thirrje publike për ndihmë, duke dhënë edhe numrin e kontaktit për këdo që mund të ketë informacion:
“Pasi mbaroi mësimin në orën 12:00, nuk u kthye në shtëpi. Na thanë se kishte një mbledhje me drejtoreshën e shkollës dhe i ishte thënë se mund të përjashtohej nga shkolla. Nga frika, nuk është kthyer ende në shtëpi,” shprehet i ati.
Kush ka informacion mbi vajzën, të kontaktojë menjëherë në numrin: +355 69 209 2705.

Share With:
Translate »
64 Views