E prekur nga situata, Bebe Rexha përzgjedh familjen e parë që do të ndihmojë dhe mbetet e shokuar

Pak më parë këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha ka mbërritur në Shqipëri së bashku me të atin e saj.

Këngëtarja po sheh nga afër situatën e vështirë të vendit tonë dhe ka menduar të japë ndihmën e saj.

Së bashku me Bes Kallakun dhe Xhensila Myrtezaj këngëtarja ka udhëtuar drejt Bubqit dhe ka përzgjedhur familjen e parë që do të ndihmojë.

Bëhet fjalë për familjen Musa, e cila për shkak të tërmeteve po jeton në një çadër jashtë banesës së shkatërruar.

Në videot e publikuara në Instastory, Bebe tregon se situata është dramatike dhe kjo familje ka vërtet shumë nevojë për ndihmë.

Këngëtarja ka mbledhur rreth 85 mijë dollarë dhe ato do i përdorë për të gëzuar dy familje

Share With:



209 Views