E rëndë në Ferizaj! E mitura abuzohet s*eksualisht në një motel, autori i dyshuar publikon aktin në TikTok

Kosovë- Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kosovë, ku një e mitur është përdhunuar disa muaj më parë në një motel në Ferizaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtator të vitit të shkuar por e mitura e ka denoncuar rastin në polici vetëm së fundmi.

Sinjali raporton se i dyshuari e kishte dërguar vajzën në motel dhe më pas ka abuzuar seksualisht me të. Bazuar në dëshminë e të miturës, i dyshuari e kishte dërguar atje me dhunë dhe e kërcënonte se do ta vrasë në rast se nuk kryen marrëdhënie me të.

Burimet për gazetën Sinjali kanë bërë me dije se i dyshuari e ka regjistruar aktin dhe më pas i ka ndarë pamjet në TikTok. Si rezultat i denoncimit, njësitë policore janë vënë në lëvizje që ta arrestojnë të dyshuarin, mirëpo sipas familjarëve të tij, ai ndodhet jashtë shtetit.

Share With:
Translate »
86 Views