E rëndë në Patos, babai abuzon seksualisht me vajzën 12-vjeçare! E ëma mes lotësh: Ka 7 vite që abuzohet

Një rast i rëndë i abuzimit seksual me të mitur ka ndodhur në Sheqishte  të bashkisë Patos. Një 12- vjeçare është abuzuar seksualisht nga babai i saj, Z.M, i cili tashmë ka rënë në prangat e policisë.

Në një prononcim për mediat nëna e vajzës, 30- vjeçarja J.M rrëfen mes lotësh se si vajza ishte larguar nga banesa në orën 4 të mëngjesit dhe ka shkuar te fqinjët pasi ishe përdhunuar nga babai.

“Jam nënë e 7 fëmijëve. Mbrëmë ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë. Në orën 04:00 më njofton vajza e dytë që ka ikur vajza e madhe nga shtëpia.  U ngrita dhe nuk e gjeta vajzën, njoftova policinë. Policia e gjeti vajzën, ajo kishte treguar që babai e kishte përdhunuar. Kur shkova në polici mora vesh çfarë i kishte bërë babai. Goca nuk më fliste fare, ishte e acaruar, zihej me vëllezërit dhe motrën. Vajza kaloi në depresion sa u detyrua u largua nga banesa. Vajza kishte deklaruar që e kishte përdhunuar edhe më parë, që 5 vjeç. Unë nuk dija gjë, kur e mora vesh më ra si bombë. Vajzën e kanë çuar në Tiranë tani për rehabilitim. Të kalbet në burg, të marrë dënimin e merituar. Unë do bëhem një nënë e fortë për fëmijët e mi”, tha ajo.

Ajo pohon gjithashtu se vajza është abuzuar sistematikisht që në moshën 5- vjeçare por nuk ishte në dijeni ndërsa tregon se vajza kish sjellje agresive, por nuk i tregonte askujt.

Ndërkohë 30- vjeçarja në këtë situatë të rëndë, ka mbetur edhe mes 4 rrugëve. Nënë e 7 fëmijëve, ajo nuk ka asnjë të ardhur financiare. Mes lotësh apelon për dënim të ashpër për bashkëshortin dhe për ndihmë nga institucionet.

Share With:
Translate »
36 Views