E rëndë në Tiranë: Vajza denoncon të atin për përdhunim: Nëse refuzonte e digjte me çakmak

Një adoleshente 16 vjeçare ka denoncuar në polici të atin duke e akuzuar se ka abuzuar seksualisht me të disa herë.

Denoncimi u bë në komisariatin nr. 3 në Tiranë.

Menjëherë pas marrjes së këtij kallëzimi policia ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit B. M.

Sipas kallëzimit të vajzës ajo është abuzuar nga babai i saj për një kohë të gjatë.

Ajo ka treguar në polici se në momentin që refuzonte i ati e digjte me çakmak.

60 vjeçari sot është dërguar në gjykatën e Tiranës për vlerësim të masës së sigurisë dhe Prokuroria ka kërkuar arrest me burg ndaj tij.

I ati ka mohuar pretendimet e vajzës, por do jetë ekspertiza mjeko ligjore që do vërtetojë.Vajza ka dëshmuar se i ka treguar të ëmës por nuk e ka besuar dhe vajza ka bërë denoncimin në polici.

Raportimi i gazetares së RTV Ora, Keti Banushi

Share With:
Translate »
382 Views