E rëndë! Nusja dhunon barbarisht vjehrrën, 61-vjeçarja humb shpretkën dhe shtrohet te “Trauma” në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dimal, ku nusja ka rrahur dhe bërë për spital vjehrrën 61-vjeçare.

Bëhet me dije se 61-vjeçarja Mariana Çinari është dhunuar barbarisht nga nusja e djalit, Elena Çinari. E dhunuara ndodhet në spitalin e Traumës pasi ka marrë plagë të rënda.

Mësohet se si pasojë e dhunës së ushtruar, 61-veçarja pësoi hemorragji të brendshme dhe mjekët i kanë hequr shpretkën. Gjithashtu Mariana Çinari ka të dëmtuar rëndë pankreasi dhe organet e tjera, si stomak, mushkëri dhe mëlçi.

Për “neës24”, ajo ka treguar se prej 4 vitesh dhunohet nga nusja dhe se ka shkuar edhe në procese gjyqësore, ka edhe urdhër mbrojtje, por sërish asgjë nuk e ka ndalur nusen që të ushtojë dhunë te vjehrra.

“Jam Mariana Cinari e dhunuar nga nusja e djalit prej 3-4 vitesh Elena Çinari. Kam vajtur në procese gjyqësore me të, kam marrë urdhër mbrojtjeje. Kam vajtur sërish pas urdhrit të dytë të mbrojtjes, por bëri sërish sherr e mua dhe më rrahu”, tha Çinari.

Share With:
Translate »
157 Views